Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët në shëndetësi kërkojnë takim urgjent me krerët e shteti

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë ka kërkuar takim urgjent me tre krerët e shtetit: Presidenten, kryeparlamantarin dhe kryeministrin.

Kërkesa për takim urgjent vjen pasi Qeveria vendosi për shtesa mujore prej 10 për qind të pagës, në minimum 60 euro, për stafin shëndetësor në kohë pandemie. Kjo s’u prit mirë nga stafi shëndetësor që e cilësoi shtesën si lëmoshë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin për media të FSSHK-së thuhet se “është koha e fundit të reflektojnë krerët e shteti, çka është mjaft është mjaft!”.

FSSHK tutje ka thënë se ditët në vijim do të bashkërendojë aktivitetet dhe veprimet sindikale pas datës 13 shtator, deri kur i ka dhënë ultimatum Qeverisë për vendim në disa kërkesa.