Arbëri

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi më 7 dhe 8 shtator në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka njoftuar se raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel. 

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi ishte paraparë të mbahej në fund të shkurtit, por u shtyu si pasojë e sëmundjes së përfaqësuesëve të Kosovës.

“Ne mund ta konfirmojmë se takimi i radhës i dialogut në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 7 dhe 8 shtator. Dy palët pritet të diskutojnë për çështjet aktuale dhe hapat e radhës në dialog”, ka thënë Stano për KOHËN.