Arbëri

“Normalizimi ekonomik” që nuk solli normalitet midis Kosovës e Serbisë

Foto: Reuters / Arkiv
Kosova dhe Serbia nënshkruan më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington marrëveshjen 16-pikëshe për normalizim ekonomik, por disa prej çështjeve të dakorduara në Shtëpinë e Bardhë janë riciklim i marrëveshjeve të Brukselit, sikurse ajo për energjinë, njohjen e diplomave apo hapjen e pikëkalimit të përbashkët në Merdar. Serbia deri më tani ka refuzuar t’i implementojë ato

Një vit pas nënshkrimit të zotimeve në Washington mes Kosovës e Serbisë, shumë pika të atyre dokumenteve vazhdojnë të mos gjejnë zbatim. Kosova deri më tani ka implementuar vetëm pikën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem, si parakusht për njohjen nga Izraeli. Sipas analistëve, marrëveshja nuk u zbatua edhe për shkakun se SHBA-ja nuk bën presion mbi palët

Marrëveshja që kishte synim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nëpërmjet normalizimit ekonomik, mbetet ende larg së zbatuari.

Të shtunën janë bërë një vit nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve të ashtuquajtura për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington. Shumë pika nuk janë implementuar ende, derisa Kosova i ka shkuar deri në fund vetëm përcaktimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem, si parakusht për njohjen nga Izraeli.