Arbëri

4 të vdekur e 984 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

4 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke çuar numrin total të të vdekurve në 2.512.

Nga 6.113 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 984 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 150.101 raste pozitive.