Arbëri

Në Shqipëri mbërritën edhe 37 refugjatë afganë

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë edhe 37 shtetas afganë.

Deri më tani janë 644 qytetarë afganë të cilët kanë arritur në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet.

Disa ditë më parë mbërritën dy avionë të tjerë me shtetas afganë në vendin tonë.

Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të marrin vizat amerikane./A2.