Arbëri

Shqipëria e treta, Kosova e katërta për largim masiv të fëmijëve në Evropë

Foto: Ilustrim
 

Shqipëria renditet e dyta sa u përket aplikimeve për azil në vendet e BE-së në raport me popullsinë, duke lënë pas vetëm Sirinë, ndërsa e treta për numrin e fëmijëve që aplikuan për azil në vitin 2020, me më shumë se 2 mijë raste. Kosova renditet e katërta pas Shqipërisë, Turqisë e Rusisë për largim masiv të fëmijëve, që marrin leje qëndrimi për arsye familjare në një nga shtetet e BE-së

Shqipëria renditet e dyta sa u përket aplikimeve për azil në vendet e BE-së në raport me popullsinë, duke lënë pas vetëm Sirinë. Ndërkohë që ky vend është bërë mikpritës i refugjatëve afganë, ku deri tani kanë mbërritur 607 afganë, ndërkohë që pritet të strehohen edhe 3400 të tjerë, ku do të qëndrojnë në këtë vend për një periudhë siç thuhet 1-vjeçare.

Pavarësisht se afganët po vijnë në Shqipëri, shqiptarët duket se nuk kanë hequr dorë nga dëshira për t’u larguar nga vendi as në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, pavarësisht se numri i të larguarve ka pësuar rënie të lehtë për shkak të pandemisë.