Shoferit të autobusit që dyshohet se shkaktoi fatkeqësinë muajin e kaluar në Kroaci, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj nga gjykata në Slavonski Brod, ka bërë të ditur “24sata.hr”.
Në fatkeqësinë e 25 korrikut në Slavoncki Brod, humbën jetën 10 kosovarë që po ktheheshin në Kosovë për pushime. Autobusi i agjencisë “Deva Tours” ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 69 persona, përfshirë edhe dy shoferët, njëri prej të cilëve vdiq në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i shoferit D.L., Igor Cishper, tha se gjendja e klientit të tij “nuk është e mirë”. Ai tha se gjykatës i është ofruar kaucion prej 100 mijë kuna (13.346 euro) për lirimin e tij, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.
“Klienti im po dëgjohet çdo ditë me familjen e tij, por nuk është mirë”, tha avokati.