Arbëri

Bëhet obligative bartja e maskës edhe kur ecni të vetëm

 

Bartja e maskës është bërë sërish obligative në Kosovë edhe në rastin kur qytetarët janë të vetëm e në ambiente të hapura.

Të shtunën, Qeveria mori vendim për masat e reja anti-COVID duke kthyer kufizimin e lëvizjes, orarin e shkurtuar të gastronomisë e shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor.