Arbëri

PDK-ja ka më së shumti kandidatë për kryetar, VV-ja për asamblistë

Foto: KOHA
 

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në më së shumti komuna të Kosovës për kryetar ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më së shumti kandidatë për asamblistë, në zgjedhjet lokale të tetorit.

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar të shtunën procesin e certifikimit, ku janë certifikuar gjithsej 90 subjekte politike për të garuar në këto zgjedhje.