Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në më së shumti komuna të Kosovës për kryetar ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më së shumti kandidatë për asamblistë, në zgjedhjet lokale të tetorit.
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar të shtunën procesin e certifikimit, ku janë certifikuar gjithsej 90 subjekte politike për të garuar në këto zgjedhje.
Sipas KQZ-së, PDK-ja do të garojë në 29 komuna të Kosovës për kryetar ndërkaq do të ketë 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë ndërkaq me 933 kandidatë për asamblistë dhe për kryetar në 28 komuna të Kosovës.
Në 27 komuna, për kryetar do të garojë Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq do të ketë 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me 700 kandidatë për asamblistë dhe në 21 komuna për keyetar.
Sipas KQZ-së, Nisma Socialdemokratike është certifikuar që të garojë në vetëm 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale, ndërkaq Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor në 36 komuna të Kosovës.