Arbëri

Sveçla: Policia u soll siç duhet me Krivaqën, prokuroria dhe gjykatat u treguan të papërgjegjshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se prokuroria dhe gjykatat janë treguar të papërgjegjshme për të dyshuarin, Dardan Krivaqa, për krimet e mëhershme që ka kryer ai. Pas marshit protestues në mbrojtje të të drejtave të grave, Sveçla ka thënë se është e drejtë e aktivistëve të shprehin mllefin e tyre, por se nuk pajtohet me disa slogane.

i ka duart me gjak’, është çështje për të cilën nuk pajtohem. Mos të harrojmë se policia me angazhim të jashtëzakonshëm ka bërë arrestimin e këtij krimineli. Policia në raport me këtë kriminel është sjellë ashtu siç është kërkuar. Se si janë proceduar lëndët është çështje e hetimit. Por sipas fakteve të para që na janë prezantuar, janë dy hallka të tjera që kanë qenë të papërgjegjshme, prokuroria dhe gjykatat”, ka thënë ai.

Sveçla më tej ka treguar që ka kërkuar inspektim urgjent të të gjitha veprimeve të Policisë së Kosovës për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj dhe lëndët e mëparshme që lidhen me të dyshuarin, Dardan Krivaqa.

“Kam kërkuar nga inspektorati policor inspektim urgjent të të gjitha veprimeve të Policisë së Kosovës në këtë rast, por jo vetëm, inspektim i përmbushjes së procedurave ligjore në rastet e dhunën në familje për vitin 2020 deri në ditën e djeshme. Kam krijuar grupin punues brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që do të hetojë në detaje të gjithë lëndën e vrasësit të Marigonës dhe bashkëpunëtorit të tij, që nga shkelja e parë e tyre ligjore deri te vrasja e Marigonës”, tha ministri.