Njëri nga 11 të vdekurit nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, është një djalë i grupmoshës 10-19 vjet, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Djali është nga Kaçaniku. Ndërkohë dy të vdekur janë të grupmoshës 50-59 vjet, tre të grupmoshës 60-69 vjet, tre të grupmoshës 70-79 vjet e dy të grupmoshës mbi 80 vjet.
Ndërkohë në 24 orët e fundit, sërish grupmoshat e reja dominojnë sa i përket rasteve të infeksionit.
Në grupmoshën 20-29 vjet janë 418 raste, në atë 30-39 vjet 307 raste, në atë 10-19 vjet 186 raste, ndërsa në grupmoshën 0 deri nëntë vjet, 48 raste të reja pozitive.