Dhurimin e 35 mijë vaksinave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën në luftën ndaj COVID-19, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po e sheh si diçka që përfaqëson lidhjet e palëkundura mes dy popujve.
Të premten Kosova pranoi vetëm kontingjentin e parë të vaksinave anti-COVID nga 500 mijë dozat Pfizer që SHBA-ja ka ndarë si ndihmë për Kosovën.
“Sot SHBA-ja dhuroi kontingjentin e parë të 500 mijë dozave të Pfizerit për Kosovën, duke e afruar 20 për qind më afër qëllimit të vet të vaksinimit. Të dërguara nëpërmjet COVAX-it, kjo dhuratë i përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis popujve tanë”, ka shkruar Blinken në Twitter duke e shoqëruar postimin me një fotografi të vaksinave.