Arbëri

10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës dhe është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.

“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës! Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë”, ka shkruar Murati në Facebook.