Arbëri

Vera sivjet pati 52 ditë mbi 30 gradë celsius, nga sot bien temperaturat

Viti 2021 ka sjellë së paku 52 ditë me temperatura të larta mbi 30 gradë celsius, ka njoftuar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në emisionin Sot në KTV, Aliu ka thënë se nga sot, e merkurë, në vend do të ketë rënie të temperaturave, që do të sillen për dy ditë deri në 28 gradë celsius maksimalja. Sot dhe nesër, rënia e temperaturave pritet që të sjellë edhe reshje shiu.

Sipas tij, nga e shtuna do të ketë ngritje të sërishme të temperaturave, me maksimalet që do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

Ai ka njoftuar po ashtu se temperatura më e lartë e regjistruar sivjet në Kosovë ka qenë 38.8 gradë celsius.