Arbëri

Haskuka refuzon të flasë rreth mospajtimeve të degës në Prizren për rikandidimin e tij

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se Kryesia e Vetëvendosjes ka vendosur që ai të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, ku do të kandidojë për mandatin e dytë.

Është raportuar se dega e Vetëvendosjes në Prizren kishte përkrahur Drita Millakun për të garuar për kryetare të Prizrenit.

Haskuka në Interaktiv të KTV-së ka refuzuar të flasë shumë për këtë çështje, vetëm ka thënë se Kryesia e Vetëvendosjes në Prishtinë e ka përkrahur kandidaturën e tij.

“Janë disa procedura që janë bërë. Në atë aspekt në fund Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për kandidaturën time. Jam zgjedhur kandidat me vendim të organeve të Kryesisë. Gjërat e procedurës nuk kam nevojë t’i diskutojë këtu. Kryesia e Vetëvendosjes ka vendosur. Kanë qenë tre kandidatë, nga tre kandidatët është votuar në Kryesi e në Kryesi është votuar për emrin tim. Dhe jam kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjërat që mund të lëndojnë strukturën në Prizren nuk kam nevojë t’i diskutojë këtu. Kryesia e Vetëvendosjes në Prishtinë më ka votuar me shumicën e votës dhe jam kandidat. Ndoshta Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dal me një komunikatë për procedurat”, ka thënë Haskuka.