Arbëri

Vdes një i burgosur, ishte dënuar me 11 vjet burg në Dubravë

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Pejës. 84-vjeçari ishte dënuar me 11 vjet burgim për vrasje të rëndë.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi i ka thënë KOHËS se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.