Arbëri

Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Shqipëri për shuarjen e zjarreve

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për t’u dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve.

Presidenca njofton se autorizimi erdhi pas vendimit të Qeverisë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.