Arbëri

Tahiri: Qeveria të marrë masa të reja pas shtimit të rasteve me COVID-19

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa të reja në krijimin e situatës me COVID pas rritjes së numrit të rasteve

Ai ka thënë se Qeveria duhet të marrë masa për përgatitjen e mësimit online, që nëse është e nevojshme dhe të ketë mbyllje nxënësit të kenë më të lehtë vitin shkollorë

Tahiri ka shtuar se Qeveria duhet t’i trajtojë me dinjitet policët dhe mjekët që janë shtesa e parë që ballafaqohet me këtë luftë

Tahiri po ashtu ka kërkuar nga Qeveria të shtojë kapacitetet e vaksinimit në zona rurale dhe të informojë qytetarët për rëndësinë e vaksinimit pasi siç ka thënë po shihet se ka një ngecje.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka ngritur si shqetësim rritjen e çmimeve ushqimore dhe të ndërtimit.

Ai po ashtu ka ngritur shqetësimin për heqjen e tarifës për blloqet që vijnë nga Serbia dhe ka kërkuar marrjen e veprimeve.