Arbëri

Mot me shi sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron rënie të temperaturave.

Sipas IHMK-së moti gjatë së premtes do të jetë i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe reshje shiu.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.