Arbëri

“Kur iu nevojitet ndihma, na thёrrasin, e kur qetёsohet situata, nuk ekzistojmё"

Fotoja e zjarrëfikësit Liman Sërtolli, e postuar në Facebook nga Komuna e Malishevës, ka nxitur reagime të shumta përkrahjeje për punën që bëjnë zjarrëfikësit në shuarjen e zjarreve që kapluan disa pjesë të Kosovës. Por, vetë zjarrëfikësit përkujtojnë se institucionet e Kosovёs ende nuk i kanё adresuar kёrkesat e tyre, para së gjithash shtimin e numrit tё zjarrfikësve
 

Motoja “njё foto vlen sa njё mijё fjalё” ka qarkulluar nё rrjetet sociale gjatё ditёs sё enjte, kur vrullshёm ёshtё shpёrndarё fotoja e njё zjarrfikёsi nga Malisheva, i cili plot gërvishtje nё trup nga “lufta” me zjarret pyjore e shuan etjen e tij. Ndonёse qe dhjetё vjet kёrkesat e zjarrfikësve pёr kushte mё tё volitshme tё punёs qёndrojnё pezull nё ajёr, ata kanë vazhduar t’i shuajnë pandërprera zjarret qё kishin kapluar gati krejt pyjet e Kosovës

“Heronjtё e ditёs” ёshtё vetёm njё ndёr epitetet e shumta me tё cilat u nderuan zjarrfikёsit e Komunёs sё Malishevёs gjatё ditёs sё enjte. Pas shpёrndarjes sё fotos sё zjarrfikёsit Liman Sёrtolli me gёrvishtje tё shumta nё trup, duke e shuar etjen nga pёrballja e tij me zjarre malore tё mёrkurёn nё fshatin Lladrovc nё Malishevё, shumё persona i kanё falënderuar ata pёr punёn e tyre.

Mirёpo institucionet e Kosovёs ende nuk e kanё adresuar njёrёn prej kёrkesave tё tyre, qё ёshtё shtimi i numrit tё zjarrfikёsve, ka thёnё shefi i zjarrfikёsve nё Prishtinё, Latif Zeka.