Arbëri

Kuvendi vazhdon të premten seancën plenare, marrëveshjet ndërkombëtare në rend dite

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë të premten seancën plenare të mbetur në gjysmë.

Siç ka njoftuar zyra për media e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së premtes janë gjithsej 8 pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat në seancat paraprake nuk kanë arritur të kalojnë për shkak të mungesës së kuorumit.