Arbëri

Mot me vranësira e reshje shiu në dy ditët e ardhshme në Kosovë

moti

Temperaturat e larta që karakterizuan ditët e fundit, do të pësojnë rënie të ndjeshme në dy ditët e ardhshme.

Për të premten dhe të shtunën, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të jetë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë Celsius, ndërkohë ato maksimale ndërmjet 27 e 32 gradë Celsius.

Në kohën kur në shumë lokacione po luftohet me zjarrin në fusha e pyje, shiu do të ishte më se i mirëseardhur.