Arbëri

Berisha dorëzon padi ndaj Blinkenit në Gjykatën e Parisit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Gjykatën e Parisit ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, i shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët. Ish-Kryeministri ka dalë sot një konferencë për mediat ku ka njoftuar për padinë.

“Ju falënderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën unë e kam thirrur për t'ju njoftuar ju, qytetarët shqiptarë, se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të më shpallur 'non grata' pas keqinformimit nga Soros unë aktivizova avokatin time. Ai ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate. Sipas avokatit tim kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm dhe në parimin universal se 'për shpifjen nuk ka imunitet'. Ajo bazohet edhe në parimin tjetër universal se 'shpifja në internet dënohet kudo'. I bëj thirrje Sekretarit Blinken që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo provë që ai disponon kundër meje dhe familjes sime", ka thënë Berisha.

/Shqiptarja.al