Arbëri

Belgjika planifikojë të dhurojë doza të vaksinave për Kosovën

Belgjika do të dhurojë 4 milionë doza të vaksinave antiCOVID për mekanizmin COVAX. Këto doza kryesisht do të jenë të destinuara për Ballkanin Perëndimor.

Do të ketë doza të vaksinës së AstraZenecas dhe Johnson & Johnson, për të cilën Belgjika ka vendosur një limit të moshës, raporton “Vrt.be”.

Kosova do të marrë 225 mijë doza, siç është njoftuar nga ky medium.

“Ky operacion do të fillojë në ditët në vijim”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Belgjikës.