1 perditesime
Arbëri

Mbi 2 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Mbi 2 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale
Foto: Driton Paqarada / KOHA
15:34

Mbi 2 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më 3 gusht kanë pranuar 2 mijë e 102 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Kosovë. Prej këtyre aplikacioneve, janë aprovuar 1 mijë e 960, ndërsa 141 të tjera nuk i kanë plotësuar kriteret juridike.

Aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret ligjore si regjistrues jashtë vendit, mund te votojnë përmes postës, votim ky i cili fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ deri me 15 tetor 2021.

Aplikimi për regjistrim i shtetaseve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për te votuar me postë, mund te bëhet deri më 18 gusht.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se deri tani rreth - mijë qytetarë kanë kërkuar të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit.

Janë 933 kërkesa lidhur me këtë, prej tyre 783 janë paraqitur.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë̈ më 7 shtator.

Ndërsa periudha e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 16 tetorit, përfundon më 16 gusht për partitë politike, gjithashtu edhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar te komunave apo kuvende komunale.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se deri më tani kanë pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur../KSP

14:10

Rreth 1 mijë qytetarë kërkuan ndërrimin e qendrës së tyre të votimit

Deri më tani rreth 1 mijë qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre. Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kreu i Sekretaritit , Ahmetaj ka njoftuar se deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator. Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet përmes kësaj platforme që është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://eomp.kqz-ks.org/, apo duke plotësuar formularin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën prej nga vjen votuesi.

Gjithashtu, përmes kësaj platforme, votuesit mund ta mësojnë vendvotimin e tyre duke shënuar vetëm numrin e tyre të letërnjoftimit.

Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga data 10 korrik deri më 3 gusht janë pranuar 2101 aplikacione për t’u regjistruar për të votuar jashtë vendit nga të cilat 140 nuk janë aprovuar akoma.