Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Krasniqi e Gjakova vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ai ka shtuar se të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës. Përgëzime, mirënjohje dhe falënderime për tërë ekipin tonë olimpik, që na bëri krenarë me arritjet kolosale në Tokio”, ka thënë ai.