Arbëri

Maratona Virtuale e Fondacionit Anna Lindh: "Trashëgimia" e iniciativës në 5 pika

 

Fondacioni Anna Lindh (ALF) ka prezantuar disa propozime kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të Agjendës së saj të re për Bashkëpunimin Mesdhetar dhe EuroMedhetar në përfundimin e Maratonës Virtuale për Dialogun në Rajonin Euromed, i cili u zhvillua nga 19 maji deri më 29 qershor.

Propozimet përfshinin investimin te të rinjtë, arsimin në rrafshin e mjedisit, investimin në arsim, përdorimin e vetëdijshëm të mediave sociale dhe luftimin e stereotipave gjinorë dhe kulturorë, si dhe investimin në politikat ndërkulturore në nivel lokal.