Arbëri

Mbahet sot ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel
 

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, sot do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes, Vjosa Osmani.

Ajo i ka dërguar letër presidentit amerikan, Joe Biden, të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.