Arbëri

PDK: Emërimi i anëtarit tonë në KQZ i vonuar, por i pashmangshëm

 

Ka reaguar PDK-ja lidhur me emërimin e anëtarit të dytë nga kjo parti në KQZ nga presidentja Vjosa Osmani.

Emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sipas PDK-së edhe pse i vonuar në mënyrë të paarsyeshme për rreth tre muaj nga Presidentja Osmani, gjithsesi ishte rruga e vetme kushtetuese dhe ligjore.