Arbëri

Pas vendimit të Kushtetueses,Osmani emëron dy anëtarët e KQZ-së

 

Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemailj Kurtishi nga koalicioni Vakat janë emëruar si anëtarë të KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.

Zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Osmani, pas analizimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të tjerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar në këtë Komision, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemailj Kurtishi nga koalicioni Vakat.