Arbëri

Hoxha: Varianti Delta po lëshon rrënjë në Kosovë, vaksina shpëton jetë

Descriptive Text

Për personat që nuk po vaksinohen apo po zgjedhin llojin e vaksinës anti-COVID, Kreshnik Hoxha, ka deklaruar se po zgjedhin mes vaksinës dhe hospitalizimit(vdekjes).

Hoxha, që është drejtor i shkencave në kimi dhe shkencëtar farmaceutik, ka deklaruar se në Kosovë gjatë verës është krijuar iluzioni se pandemia ka marrë fund, derisa sipas tij, ky interpretim e mohon variantin Delta, “që momentalisht po lëshon rrënjë në Kosovë”

“Me Delta, njerëz 20-30 vjeçarë në Amerikë e Britani po përfundojnë në spitale sepse kanë refuzuar vaksinën. Kur po shtrihen për oksigjenoterapi, po kërkojnë vaksinë - por vonë është atëherë”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoxha ka publikuar një grafikon që sqaron pse vaksina shpëton jetë njerëzish.

“Gjatë 50 ditëve të para të valës së dytë dhe të tretë (momentalisht) në Britani, numri i rasteve është i njëjtë. Por vdekjet kanë pësuar ulje drastike falë vaksinave. Në këtë pandemi të gjithë jemi një statistikë. Por, secili prej nesh mund të zgjedhim se në cilën anë të grafikonit duam të jemi”, ka shkruar tutje ai.

Për pandeminë e koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se ende nuk ka marrë fund, dhe se varianti Delta është duke u përhapur me shpejtësi në Kosovë.

 

Për krejt ata që po zgjedhin vaksina ose që po refuzojnë të vaksinohen: Ju në fakt po luani Zgjidh e Merr me jetën...

Posted by Kreshnik Hoxha on Friday, July 30, 2021