Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demi: Rama e Vuçiqi e kanë shumë të lehtë të deklarojnë që mos të mbetemi peng nga e shkuara

Analisti politik, Agron Demi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e kanë shumë të lehtë të deklarojnë që 'mos të mbetemi peng nga e shkuara', sepse sipas tij, i pari nuk ka pësuar asgjë nga ajo e shkuar, ndërsa i dyti nuk sheh asgjë të keqe në të shkuarën gjenocidale të shtetit të tij.

Demi përmes një statusi në Facebook ka thënë se në "Open Ballkan" nuk mundesh t’i ftosh për anëtarësim ‘’të ashtuquajturat shtete’’, duke aluduar në atë se si e cilëson Serbia Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është shumë lehtë me deklaru që 'mos të mbetemi peng nga e shkuara', kur ai që e thotë (Rama) nuk ka pësu asgjë nga ajo e shkuar, e ai që e miraton këtë mesazh (Vuçiç) nuk sheh asgjë të keqe në të shkuarën e tij dhe të bëmat gjenocidale të shtetit të tij. Kështu bënte thirrje edhe Grenelli, që mos të mbetemi peng i të shkuarës, e pastaj vetë shkonte deri tek Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389. Nuk mundesh me kriju "Open Ballkan" e me i ftu me u anëtarësu të 'ashtuquajturat' shtete, ashty qysh vepron Serbia me Kosovën”, ka shkruar Demi në Facebook.