Arbëri

Franë Berisha në vitin 1991: Nuk mund ta paramendoj rezistencën pa Qosjen e Krasniqin

Në kohën kur Jugosllavia po i numëronte ditët e saj të fundit, krerë politikë, përfaqësues partish politike e aktivistë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova ishin mbledhur në qytezën kroate Stubiçke Toplice më 19 dhe 20 janar të vitit 1991 me qëllim që të arrinin një konsensus gjithëshqiptar në synim dhe veprim.

Franë Berisha, aktivist shqiptar në Kroaci tha në këtë mbledhje se nuk mund të parashikonte rezistencë ndaj serbëve pa pjesëmarrjen e Rexhep Qosjes e Mark Krasniqit. Sipas Berishës, qëllimi kombëtar është të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet, pa kufizim partiak, që të arrihet qëllimi.

“Rezistencën tonë, me rezistencën pa pjesëmarrje e pa marrë parasysh a kupton çfarë janë formalitetet a na pengojnë e sa na pengojnë, pa pjesëmarrjeve të tribunave të vërtetë të lëvizjës, domethënë të rezistencës shqiptare, që prej fillimit e deri më sot sikurse është Rexhep Qosja, Mark Krasniqi unë nuk munem me parashiku, me paramendu ni rezistencë pa pjesëmarrjen e tyne. As me ma pengu pjesëmarrjen e tyne ni, formalitetet. Nuk munem me parashiku, me paramnendu ni lëvizje pa pjesëmarrjen e ni kapaciteti të tipit të Mahmut Bakallit. Jam për të mendu edhe për Azem Vllasin pa marrë parasysh të gjitha gjanat...ne duhet t'i shfryt... ose Ilaz Kurteshit edhe të tillëve. Ne duhet, për ne duhet parasysh të jetë në Olimp qëllimi kombëtar edhe shfrytëzimi i të gjitha forcave e kapaciteteve kombëtare për me ja arritë atij qëllimi. S'ka kufizim partiak. Kjo është luftë clirimtare kombëtare”, tha Berisha.

Desku i KOHËS paraqet pjesët e mbledhjes në dokumentarin “Stubiçke Toplice: Shqiptarët në prag të luftës më 1991”.