Arbëri

Tërmet 4.2 shkallë Rihter në Adriatik, pushues nga Kosova shihen duke u larguar

Një lëkundje sizmike është ndjerë në mbrëmjen e sotme në Detin Adriatik, raporton “Top Channel”.

Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete në Shqipëri.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.

Lëkundjet raportohet se kanë shkaktuar panik te qytetarët. Janë ndier dridhjet veçanërisht në Lezhë. Siç ka raportuar TV Klan, janë parë pushues nga Kosova duke marrë valixhet dhe duke u larguar.