I pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Kroacia po kujdeset për t’i mbuluar shpenzimet e bartjes së trupave të pajetë dhe të lënduarve në aksidentin e së dielës.
Latifi në Interaktiv të KTV-së deklaroi se institucionet kroate kanë bërë punë të madhe në kujdesin ndaj pacientëve dhe janë solidarizuar me familjet e viktimave.
Është një përpjekje e mirë dhe një kujdes i veçantë. Nga Rahoveci janë dy të vdekur. Pacientët që i kemi janë në gjendje të mirë shëndetësore, institucionet shëndetësore po merren me trajtimin e tyre”, ka deklaruar ai.
Kreu i Rahovecit shtoi se është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia.