Pas trajtimit në Kroaci 26 persona pritet të lirohen nga spitali në Sllavonski Brod, të Kroacisë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka thënë se përmes komunikimit me autoritetet kroate dhe ambasadës së Kosovës në Zagreb, nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.
Sipas MPJD-së trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.