Arbëri

Bolton: Thaçi e Vuçiq kanë diskutuar për korrigjim territorial

 

Ende nuk dihet cili është qëndrimi i administratës amerikane sa i përket Ballkanit. Kështu ka thënë diplomati amerikan dhe ish këshilltar I Donald Trumpit, John Bolton në një intervistë për Kosovo Online.

Siç thekson Bolton, pyetja e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, por që sipas tij Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme.