Arbëri

Mblidhet Komiteti i ekspertëve në Shqipëri, pas përhapjes së Deltës

Descriptive Text

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka mbajtur mbledhje këtë të hënë pasi dje u konfirmua zyrtarisht se varianti Delta qarkullon në Shqipëri.

Mira Rakacolli nga ky komiteti ka thënë se Delta i COVID është përhapur gjerësisht.“/

Siç dihet tashmë është konfirmuar delta në Shqipëri, kampionet kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në Shqipëri”.

Ndërsa Albana Fico ka thënë se ‘situata në Shqipëri ka shënuar rritje në raport me incidencën, numri total i rasteve është i lartë. Vijon të shtohet numri i të vaksinuarve me dy doza” ka thënë ajo.

Sa i përket testimeve për Deltën janë marr mostra në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Peqin, Vlorë, e Mati, raporton TCH.