Arbëri

Kryeministri kroat Plenkoviq, telefonon kryeministrin Kurti pas aksidentit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është telefonuar nga homolgou i tij kroat, Andrej Plenkoviq lidhur me aksidentin e sotëm të autobusit kosovar në Kroaci, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 10 persona e 45 të lënduar.

Kurti ka thënë në një postim në Twitter, se Plenkoviqi e ka siguruar atë së janë duke u ndërmarrë të gjitha masat që të shpëtohen jetët e të lënduarve.