Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, e ka mohuar se intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media është mbajtur sekret.
Ramadani ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se ka qenë pikë e rendit të ditës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, formimi i Komisionit ad-hoc dhe që në atë Komision janë prezantuar emrat e kandidatëve.
“Ka pasur edhe një top-lajm se ka qenë top sekret intervistimi i kandidatëve. Kjo është e pavërtetë, ka qenë pikë e rendit të ditës formimi i Komisionit ad-hoc dhe në atë Komisiont janë prezantuar emrat e kandidatëve”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, asnjë organizatë nuk ka parashtruar kërkesë për monitorim të këtij Komisioni ad-hoc siç ka ndodhur viteve të kaluara.