Arbëri

Serwer: SHBA-ja, BE-ja e NATO duhet të reagojnë ndaj idesë së “botës serbe”

 

SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO duhet ta njohin ideologjinë e “botës serbe” si anti-demokratike dhe ta kundërshtojnë kategorikisht atë, ka thënë profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.

“Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiq. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviqit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serwer.