Arbëri

Rreth 150 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Rreth 150 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës kanë vizituar Kuvendin e Kosovës në ditën e dytë të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, njofton Kuvendi.

“Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët edhe gjatës ditës së premte, nga ora 10:00 – 16:30”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.