Arbëri

Sot mbahet seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Sot do të mbahet seanca e radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca për ecurinë e çështjes është paraparë të mbahet nga ora 14:30.

Aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-99.