Arbëri

Erdogan: Do të punoj me Bidenin për t’i sjellë Kosovës njohje të reja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të punojë që shtetit të Kosovës t’i sjellë njohje të reja. Në një deklarim për media turke, Erdogani ka thënë se këtë çështje do ta diskutojë edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Le të punojmë bashkërisht për njohjen e Kosovës. Do t’ua propozoj atyre këtë”, ka shtuar ai, raporton Reuters.

Viteve të fundit njohjet për Kosovën janë ndaluar. E fundit ishte ajo e Izraelit, si efekt nga Marrëveshja e Uashingtonit. Në anën tjetër, Serbia vazhdimisht pretendon se Kosovën e kanë çnjohur disa shtete. Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njoftuar 117.