Arbëri

Suspendohet kryepolici për veprimet e policëve ndaj aktivistëve të PSD-së

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Është suspenduar mbikëqyrësi i cili ka menaxhuar me veprimet policore ndaj aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të premten, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të premten, tetë zyrtarë të PSD-së u arrestuan pasi shkruan me sprej në vetura zyrtare si protestë për marrëveshjen që Qeveria ka nënshkruar për “tiketën ngjitëse” si taksë shtesë për veturat që regjistrohen. Aksioni u përcoll me shumë polemika për shkak të përplasjes që patën zyrtarët policorë me aktivistët e PSD-së.