Arbëri

Lehtësohen masat anti-COVID

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën lehtësimin e masave anti-COVID.

Tash do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00. Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.