Arbëri

Mbytet në det një 80-vjeçar nga Kosova

Descriptive Text

Një pushues nga Kosova është mbytur sot duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40 te “Shkëmbi i Kavajës”.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te ‘Shkëmbi Kavajës’, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S.O., 80 vjeç, (pushues)”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raportojnë mediat në Tiranë.