Arbëri

Ministri i Jashtëm i Greqisë: Do ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane

 

Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Athinë.

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë qëndrimir të tij në Athinë, Kurti e ka vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës.