Arbëri

Kurti: Qeveria do të jetë afër qytetarëve të Deçanit

Albin Kurti
 

Kryeminitri Albin Kurtin i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Athinë përmes një statusi në Facebook ka thënë se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni në Deçan.

“Në pamundësi për të qenë pranë̈ jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, .Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë” ka shkruar Kurti.